Personazhet historikë në tablotë e artistit Alban Hajdinaj

Artisti Alban Hajdinaj ka çelur ekspozitën “Reenacted Realism” në Galerinë ’70. Një seri pikturash, në përmasa të vogla mbi letra të ngjyrosura, që kanë në qendër imazhet që rrjedhin nga fotografi të shkrepura ose video nëpër shfaqje përsëritëse, gjatë përvjetorëve historikë. Këto shfaqje kanë tërhequr artistin, që të marrë ngjarje nga historia për t’i risjellë në tablotë  e tij. Hajdinaj rrëfen se kjo gjë nuk është e panjohur në historinë e artit shqiptar gjatë shekullit XX, ku piktura shpeshherë merr përsipër të tregojë historinë dhe luftërat që kanë ndodhur.

“Unë jam nisur nga disa shfaqje, që bëhen sot në përgjithësi. Shfaqje të karakterit zbavitës edhe edukativ, që quhen “Reenacted show”. Ku përkujtohet një event historik, një ngjarje tjetër edhe disa aktorë, jo të mirëfilltë, por që e bëjnë si hobi, duke u veshur me veshje të një periudhe të caktuar marrin armë dhe bëjnë sikur luftojnë. Riluajnë, duke e bërë këtë me një lloj besnikërie, por ky mbetet një akt bosh”, thotë piktori Alban Hajdinaj.

Hajdinaj në ciklin e pikturave të tij, nuk ka ndalur vetëm tek një ngjarje, por tek disa, duke ndërtuar një lloj pazëlli për publikun.

“Jam përpjekur që mos të fokusohem tek një ngjarje, por të marrë sa më shumë. Pavarësisht se puna është e bërë nga disa piktura, unë e shikoj si një të vetme, sepse doja të ndërtoja një lloj pazëlli, ku të gjitha momentet e historisë të shkriheshin, të bënin një të vetme. Ka personazhe të ndryshëm, që unë mendoj se rastësisht mund të jenë përfshirë, si Abraham Linkolin, Napoelon Bonapartin, një moment interesant është edhe ngritja e flamurit amerikan, një ngjarje që ka qenë edhe më shumë simbolik për punën time”, shton më tej ai.

Këto tablo që Hajdinaj ka pikturuar, ndodhin në vende që nuk ka luftë, në vende që kanë luksin ta shndërrojnë atë në shfaqje. Ekspozita do të vazhdojë që të qëndrojë hapur në Galerinë70 deri në datë 31 maj.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Çelet në Lushnjë panairi ‘Ditët e Bujqësisë’, pjesëmarrëse 94 kompani nga vendi, rajoni e bota

Çelet në Lushnjë panairi ‘Ditët e Bujqësisë’, pjesëmarrëse 94 kompani nga vendi, rajoni e bota