Personazhet në gjyq,zonja Eni tregon
për Report TV kur ata s'ishin realë

Personazhet në gjyq,zonja Eni tregon<br />për Report TV kur ata s'ishin realë
Eni Çobani në një intervistë për emisionin “da'SARA” në Report Tv ka folur mbi personazhet në rubrikën e saj “Shihemi në gjyq” si dhe për “Zonja Eni”, emrin që tashmë e ndjek kudo.
 
Ajo ka folur për paragjykimet ndaj emisionit ku shpesh është akuzuar se ka aktorë dhe jo personazhe të vërteta.
 
“Në fillime ka pasur raste mes tyre që na është dashur që në mes të ndërmjetësve të zgjidhnim njerëz sepse fillimisht ne duhet të fillonim ta edukonim këtë kulturë, por kjo ka ndodhur kaq pak kohë sa mua më habit fakti se si është e mundur që pas 5 vitesh ka dyshime”
, thotë ajo.
  
Çobani ka treguar se realiteti shqiptar është i tillë, konfliktual nuk stimulohen zënka për hir të emisionit.
 
“Njerëzit në emision flasin sikur të ishin në shtëpi. Edhe unë them që është më mirë që shqiptarët të shohin konfliktin e vërtetë, s’kam pse ta sjell më butë”, thotë ajo.
 
Çobani ka treguar se emri “Zonja Eni” është diçka që nuk e kishte menduar kurrë dhe e bën të ndihet mirë megjithatë do donte që të ishte e thjeshtë.
 
“Nuk më kishte shkuar në mendje se do merrja një titull publik, sepse njerëzit kudo më takojnë me thonë zonja Eni. Mundohem ta thjeshtoj komunikimin, po ata prapë e thonë. Ndihem mirë që ma thonë por unë dua të jem e thjeshtë dhe modeste”, thotë Eni Çobani.
 
Në intervistë Eni Çobani ka treguar për vështirësitë që ka hasur gjatë karrierës së saj të gjatë ku u shpreh se ndoshta një ditë do t’i shkruajë në një libër.

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Kuvendi në flakë, Asllan Dogjani në 'Frontline Interview': Kushtetuta amerikane parashikon që qytetarët të marrin armët kur shteti punon kundër tyre

Kuvendi në flakë, Asllan Dogjani në 'Frontline Interview': Kushtetuta amerikane parashikon që qytetarët të marrin armët kur shteti punon kundër tyre