PERU - Arkeologët në Peru kanë zbuluar dy mumje më shumë se 1 mijë vjet të vjetra, në periferi të kryeqytetit Lima.

Mumjet e një të rrituri dhe një fëmije, u gjetën në një tokë të lashtë të shenjtë, në të cilën gërmohet që prej vitit 1981.

Besohet se fëmija i është ofruar Perëndive dhe se është varrosur i gjallë, pas vdekjes së të rriturit.

Studiuesit gjithashtu kanë gjetur edhe dhurata të tjera për Perënditë si derra, mace dhe vazo.

Mumjet janë të veshur dhe në pozicion të mbledhur krruspull e të lidhur me litar.

Ky është zbulimi i tretë i padëmtuar ndër 70 varret e zbuluara në varrëzen e Huaca Pucllana, një tempull me formën e piramidës e ndërtuar nga fiset pre-Kolumbiane Wari ndërmjet viteve 100 dhe 600 të erës sonë.

Kjo zonë gërrmimi është rreth 2.5 hektarë tokë dhe deri më tani është gërrmuar rreth 40% e saj.

Kultura e fisit Wari lulëzoi ndërmjet viteve 500-1,000 në pjesën veriore të Perusë.

Shumë pak dihet për t’a pasi deri më sot nuk janë gjetur dorëshkrime.

Redaksia Online
(Erin Dini/a.ç/shqiptarja.com)