Peru-Covid/ Festonin në klubet e natës, 13 të vdekur pas ndërhyrjes së policisë (VIDEO)

Peru-Covid/ Festonin në klubet e natës, 13 të vdekur pas ndërhyrjes së policisë  (VIDEO)

Një festë klandestine e pa autorizuar nga autoritetet për shkak të pandemisë Covid, është shndërruar në tragjedi pas ndërhyrjes së policisë në Kryeqytetin Lima në Peru.

Të paktën 13 të rinj, kryesisht vajza, vdiqën nga asfiksimi dhe gjashtë të tjerë u plagosën brenda klubit të natës.

Sipas raporteve të shtypit lokal, pjesëmarrësit në festime u shkelën me njëri tjetrin ndërsa tentonin të largoheshin kur policia ndërhyri në lokal.

Përkundër shtetrrethimit të vendosur nga ora 10 e mbrëmjes deri në 4 të mëngjesit, sipas autoriteteve në festime merrnin pjesë rreth 120 të rinj dhe sipas prokurorisë 11 prej tyre ishin pacientë Covid.

Policia ka arrestuar ndërkohë 22 persona dhe pronarin e lokalit I cili rrezikon 35 vite burg.

Në grafikun e pandemisë Covid, Peruaja renditet e gjashta me rreth 600 mijë raste infeksioni dhe rreth 28 mijë viktima.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK