Tashmë është kompletuar kuadri i plotë i 32 skuadrave të kualifikuara dhe Botërori i Rusisë morri formë. 14 ekipe janë nga Europa ku bie në sym bi të gjitha mungesa e Italisë dhe Holandës. Afrika ka dërguar 5 skuadra në Botëror ku mungon Gana. Kili është mungesa e madhe nga Amerika e Jugut e cila do të ketë 5 skuadra verën e ardhshme në Rusi.
3 do të jenë nga Amerika qëndrore dhe 5 nga Azia. Ndarja në vazo është interesante dhe tashmë janë konfirmuar 4 vazot për shortin e 1 dhjetorit në Moskë ku priten edhe grupe ferri.
Në vazon e parë janë: Rusia, Gjermania, Brazili, Portugalia, Argjentina, Belgjika, Polonia dhe Franca. Dy emra big janë në vazon e dytë. Spanja dhe Anglia së bashku me Perunë, Zvicrën, Kolumbinë, Meksikën, Uruguajin dhe Kroacinë. Në vazon e tretë janë Danimarka, Suedia, Islanda, Kosta Rika, Tunizia, Egjipti, Senegali dhe Irani ndërsa në vazon e fundit dhe të katërt janë Serbia, Nigeria, Australia, Japonia, Maroku, Panamaja, Koreja e Jugut dhe Arabia Saudite. 
(Vazot për shortin e Botërorit "Rusi 2018")
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com











