Përurohen mjediset e reja të kurseve të nxënësve që nuk dëgjojnë, ambasadori turk: 'Byzylyk floriri' në dorën e tyre që i ndihmon për të ardhurat

Përurohen mjediset e reja të kurseve të nxënësve që nuk dëgjojnë, ambasadori turk: 'Byzylyk floriri' në dorën e tyre që i ndihmon për të ardhurat

Ambientet e reja

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi së bashku me Ambasadorin e Republikës së Turqisë, në Tiranë, Murat Ahmet Yörük dhe koordinatoren e Zyrës së Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim TIKA-s në Tiranë Emine Gizem Başkan, përuruan mjediset e reja për kurse profesionale në Institutin e Nxënësve që Nuk Dëgjojnë. Në këto mjedise profesionale këta nxënës do të kenë mundësi të mësojnë artin e parukerisë dhe berberit.

Ambasadori Turk Yörük tha se Turqia ka qenë dhe do të vazhdojë të jetë pranë vëllezërve shqiptarë.

“Këtë e bëjmë gjithmonë nga dëshira e madhe që na vjen nga zemra”- u shpreh ambasadori.

Ai e quajti vlerën e një profesioni për këta fëmijë një “byzylyk floriri” në dorën e tyre që ndihmon për të sjellë të ardhura familjes në të ardhmen.

Gjatë ceremonisë ministrja Kushi u shpreh se këtyre fëmijëve u jepet një mundësi e mirë për të marrë një profesion, i cili do t’i ndihmojë ata në të ardhmen që të jenë të pavarur dhe të jetojnë si të gjithë bashkëmoshatarët.

Ajo shprehu falënderimin dhe mirënjohjen për bashkëpunimin e vazhdueshëm dhe kontributin e Qeverisë Turke dhe Agjencisë TIKA për mbështetjen në fushën e arsimit në vendin tonë. Kushi shtoi se mbështetja që jepet në fushën e arsimit është më e rëndësishmja nga të gjitha.

 

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 27 Janar, 09:30

    A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?



×

Lajmi i fundit

Vota e diasporës/ Fleta e votimit u shkon në 2 zarfe! Shifrat e regjistrimit, ‘miratohen’ për rreth 55 mijë emigrantë

Vota e diasporës/ Fleta e votimit u shkon në 2 zarfe! Shifrat e regjistrimit, ‘miratohen’ për rreth 55 mijë emigrantë