Përurohen zyrat e reja Rajonale të OSHEE Korçë, Balluku: Kushte dinjitoze për punonjësit dhe qytetarët

Përurohen zyrat e reja Rajonale të OSHEE Korçë, Balluku: Kushte dinjitoze për punonjësit dhe qytetarët

Në saj të një investimi me vlerë prej 60 milionë lekësh OSHE do të ketë zyra të reja Rajonale në qytetin e Korçës. E pranishëm në inspektimet  e këtij punimi Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku tha se kushtet tashmë janë më të mira si për punonjësit dhe për qytetarët.

Ky investim ka bërë të mundur që tashmë shërbimet të ofrohen në një godinë të vetme duke bërë që qytetarët të evitojë lëvizjet nëpër disa zyra.

Së bashku me Ballukun ka qenë edhe administratori i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, Adrian Çela. Ministrja Balluku tha se investimi në fjalë përmirëson kushtet e punës për punonjësit e kësaj zyre në mënyrë që të arrijnë objektivat e vendosura, por njëkohësisht do të bëjnë të mundur që qytetarët të marrin një shërbim më me cilësi.

“Është një investim 60 milionë lekësh i OSHEE-së, dhe çfarë është më e rëndësishme, sot të gjithë punonjësit e këtij rajonit, dhe Agjencisë që mbulon Korçën dhe Agjencinë Rajonale, janë në kushte optimale kështu që ne presim nga ana e tyre që rendimenti të jetë akoma dhe më i lartë dhe të arrihen objektivat e vendosura”, u shpreh ministrja Balluku.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, bëri të ditur gjithashtu se së shpejti do të vihet në funksion edhe dispeçeri, sipas modelit SCADA, e cila bën të mundur monitorimin dhe operimin online të rrjetit të shpërndarjes.

“Presim që shpejti të ketë edhe instalimin e SCADA-ës, pjesës teknologjike të ndjekës së sistemeve, që është e instaluar si në qendër në Tiranë por dhe në disa qytete të tjera, që do të ndihmojë ndjekjen e proceseve teknike në rajonin e Korçës, i cili është një rajon shumë i rëndësishëm dhe që ka vëmendjen e qeverisë, qoftë përsa i përket zhvillimit industrial, atij turistik duke qenë se është një nga rajonet që përfshinë dy qytete të rëndësishme siç është Korça dhe Pogradeci, por dhe zona të tjera rurale të cilat kanë potencial të madh zhvillimi turistik, bujqësor dhe industrial”, nënvizoi Balluku.

Në godinën e ri konstruktuar janë të vendosura Zyrat e Drejtorisë Rajonale,  Agjencia Korçë, dispanceria, magazina si dhe qendra e kujdesit ndaj klientit,  të cilat më herët ishin të shpërndara në pika të ndryshme të qytetit dhe të vendosura në ambientet të marra me qera nga ana e OSHEE.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Toni: 09/07/2019 19:09

    Shikoni keta ne tirane te zyrat e oshee te pallatet e delijorgjit qe hane fare ne orar te punes. Luksi i madh zyrash. (kush e di sa shkojne qerate ne keto ambiente), te mbushura me militante qe sbejne dy leke, dhe kompjuterin nuk dijne te perdorin

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi për Dibrën, garë e ngushtë mes PS dhe PD, bojkotohen partitë e vjetra të tjera! Të rejat shohin ngjitje

Sondazhi për Dibrën, garë e ngushtë mes PS dhe PD, bojkotohen partitë e vjetra të tjera! Të rejat shohin ngjitje