TIRANE - Qeveria shqiptare tentoi që vetëm brenda një nate të ngrinte bustin e ish-presidentit të Shteteve të bashkuara të Amerikës, Thomas Wilson në sheshin “Wilson” tek rrethrrotullimi i Tiranës së Re, por nuk ja ka dalë dot.
Busti është ngritur pas 20 ditësh nga vizita e sekretares amerikane të Shtetit, Hillary Clinton në Tiranë më 1 nëntor, për hatër të së cilës qeveria “përveshi mëngët” për ta ndërtuar brenda natës së 31 tetorit, që kryediplomatja të mund ta shinte më 1 nëntor kur edhe mbërriti në Shqipëri.
Vetëm gjatë ditës së sotme është mundur të përurohet në kryeqytet sheshi Wllson që tashmë e tutje do të mbajë edhe statujën e Presidentit amerikan Wllson.
Në ceremoninë e zhvilluar paraditen e sotme ka qenë i pranishëm kryeministri Sali Berisha dhe ambasadori amerikan në vendin tonë, Aleksandër Arvizu, i cili e ka çmuar vlerësimin që i bëhet.
“Një komb mirënjohës ju falenderon për atë ç’ka keni bërë. Nga thellësia e zemrës sime, shumë faleminderit,” -tha Ambasadori gjatë fjalës së tij, duke garantuar mbështetjen e SHBA-ve për vendin tonë.
Ndërsa Kryeministri Berisha ka ritheksuar edhe një herë bashkëpunimin me Shtetet e Bashkuara të Amerikës është një model i mirë për diplomacinë e vendit tonë.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com