Përurohet kompleksi sportiv në Ballsh, një tjetër investim i FSHF-së

Kërkesat për një kompleks sportiv në Mallakastër kanë qenë të shumta prej shumë vitesh dhe më në fund ia kanë arritur qëllimit. Kryetari i bashkisë Mallakastër Agron Kapllanaj, nëpërmjet bashkëpunimit me USAID, FSHF dhe vetë institucionit që ai përfaqëson, bëri të mundur të realizojë një projekt të tillë.

Sot  është dita finale, dita ku bëmë përurimin e këtij objekti. Unë dua t’iu falënderoj edhe ju që e keni ndjekur hap pas hapi këtë projekt që nga fillimi i punimeve deri në përfundim. Gjithashtu dua të falënderoj të gjithë qytetarët mallakastriotë për kontributin e tyre. Falënderoj taksapaguesit amerikanë, përfaqësuesit e USAID-it në Tiranë, presidentin e FSHF-së. Nuk ngelet gjë tjetër veçse t’u them qytetarëve të mi, ta gëzojmë këtë objekt dhe fëmijët të argëtohen. 

Kryetari i bashkisë Mallakastër Agron Kapllanaj

Tashmë projekti i kompleksit sportiv ka përfunduar. Ai kap një vlerë prej 43 mln lekë te reja. Nëse do ti referoheshim fakteve dhe historikut, pamjeve të dikurshme të këtij parku, nuk mund të bësh krahasim. Pothuajse i braktisur dhe i rrënuar, me gropa të mbushura me ujë, një mini pyll i "mbjellë" me hekura etj.

Por sot ai ka përfunduar dhe është prerë shiriti në prani të qindra qytetarëve mallkastriot dhe padyshim, edhe të fëmijëve që ëndrra për të pasur një kompleks ku te lozin, u është bërë realitet.Të pranishëm në inaugurimin e këtij kompleksi sportiv ishin: përfaqsuesi USAID ,zëvendës presidenti i FSHF, deputetë si dhe të ftuar të tjerë.

Kompleksi përveç ofrimit në shërbim të të gjithë grupmoshave,  do të shërbejë për shumë aktivitete të shkollave 9-vjeçare dhe të mesme. Ndërsa nga ana tjetër do të shërbejë edhe si terren për stërvitje për ekipin e parë të futbollit Bylis.

Një kompleks sportiv i tillë në qendër të Ballshit është një mrekulli, siç e ka cilësuar kryetari i bashkisë Agron Kapllana, shndërruar në një kënd ku ndërthuren dëshira për t’u marrë me sport dhe vullneti për të qenë të lirë në dëshirat rinore mallakastriote.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ Mbyllja e TikTok, 81% e shqiptarëve pro vendimit të qeverisë

Sondazhi/ Mbyllja e TikTok, 81% e shqiptarëve pro vendimit të qeverisë