TIRANË -Një tjetër objekt kulti i është shtuar sot kryeqytetit pas përurimit të xhamisë së Selitës.
Të pranishëm në ceremoni ishin Prefekti Sadi Vorpi, nënkryetari i KMSH Bujar Spahiu, myftiu i Tiranës Ylli Gurra, ambasadori kuvajtjan në Tiranë Najeeb A. Al-Bader, imami i xhamisë që kishte ardhur nga Kuvajti dhe kreu i njësisë bashkiake Krenar Cenollari
Prefekti i Tiranës , Sadi Vorpsi, u shpreh në fjalën e tij se,  'sot, ne përurojmë ndërtimin e xhamisë së Selitës, e cila është një objekt tjetër kulti që i shtohet qytetit tonë falë një investimi serioz dhe bujar'.
Përurohet ndërtimi i xhamisë së Selitës
'Dua t'ju uroj përzemërsisht për këtë iniciativë e cila tregon se myslimanët e vërtetë dinë të bëjnë vetëm vepra të mira për komunitetin, sic është ky objekt që në thelb simbolizon bashkimin', tha Vorpsi, duke falenderuar amabsadorin e Kuvajtit.
'Xhamitë nuk janë vetëm tempuj ku besimtarët i drejtohen Zotit përmes faljeve, por kështjella që mbrojnë moralin e njerëzimit dhe e mbajnë të pastër fjalën e Tij', u shpreh prefekti Vorpsi.
Si përfaqësues i qeverisë, u shpreh Vorpsi, 'dua t'ju theksoj edhe njëherë vendosmërinë tonë për të përfunduar sa më parë ndërtimin e Xhamisë së Namazgjasë, me qëllim që Bajramet t'i falim bashkë në një vend dinjitoz dhe jo më në rrugët e kryeqytetit'.
Përurohet ndërtimi i xhamisë së Selitës
'Unë besoj se këto investime janë të merituara për besimtarët shqiptarë të cilët janë shquar për një bashkëjetesës të përjetshme në harmoni, aq sa edhe në këto ditë të vështira merren si shembull nga mediat ndërkombëtare dhe diplomatët e huaj. Pa dashur të zgjatem, uroj që kjo vepër të jetë shembull për të gjithë myslimanët e Shqipërisë', tha Prefekti Vorpsi.
Ndërtimi i xhamisë së Selitës vjen si investim nga ndihmat që kanë mbledh besimtarët e xhamisë Abdull Aziz Al Rashid në Kuvajt, theksuan për ATSH, burime nga Prefektura e Tiranës. Xhamia ndodhet në qytetin e nxënësve dhe funksionon si xhami dhe si qendër kulturore.
Pas përurimit të xhamisë së Selitës u bë edhe falja e orës 12:00. /ATSH/