Përurohet Odeoni i Ri, kryeqendra
botërore e Komunitetit Bektashi

Përurohet Odeoni i Ri, kryeqendra<br />botërore e Komunitetit Bektashi
Është përuruar sot Odeoni i Ri i Komunitetit të Bektashinjve. Kjo do të jetë qendra botërore e bektashinjve që përveç funksionit për kryerjen e riteve festive dhe të faljeve për besimtarët do të shërbejë edhe për vizitorët.
 
Odeoni i ri do jetë jo vetëm qendër pelegrinazhi por sallë konferencash, sallë faljesh, do ketë arkivë, do ketë muze që do shpalosë të gjithë historinë e bektashizmit botëror.
 
Dede Baba Edmond Brahimaj gjatë fjalës së tij u shpreh se, bektashinjtë besojnë tek Zoti i vetëm pavarësisht gjuhëve të lutjeve. “Në fe nuk ka dhunë, feja e vërtetë jep dhe shpërndan vetëm dashuri. Falënderoj Edi Ramën që bujarisht ofroi ndihmë ekonomike për përfundimin e ndërtesës”, tha ai.

baba mondi

Ndërsa kryeministri, Edi Rama në fjalën e rastit vlerësoi burinë e kësaj ndërtese. “Çdo gjë që na rrethon këtu është mishërimi i sensit të masës.Një shije e hollë dhe befasuese”, u shpreh Rama.
Kryeministri tha se qeveria me mbështetjen financiare që i dha ndërtimit të Odeonit përmbushi një detyrim.

rama

Në cermoni nuk mungonte as lideri i opozitës Lulzim Basha si dhe figura të tjera politike të mazhorancës dhe opozitës.

rama bektashinjte

klosi veliaj

Gjatë ceremonisë u lexua dhe një mesazh i Papa Françeskut dhe presidentit të Turqisë, Rexhep Taip Erdogan.

rama bektashinjte

Odeon i ri botëror i bektashizmit nisi ndërtimin në vitin 2004, në oborrin ku ndodhet Kryeqyshata Botërore e Bektashizmit.

odeoni

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Pas ndërhyrjes kirurgjikale, Rama i kthehet aktivitetit të përditshëm

Pas ndërhyrjes kirurgjikale, Rama i kthehet aktivitetit të përditshëm