Përurohet Qendra e Inovacionit
Rama: Zmbraps korrupsionin

Përurohet Qendra e Inovacionit<br />Rama: Zmbraps korrupsionin
Në ceremoninë e përurimit të Qendrës së Inovacionit- Innovation Hub paraditen e sotme, kryeminsitri Rama tha se me këtë risi krijohet një një mundësi konkrete përmes një hapësire që u vihet në dispozicion inovatorëve.

Rama e cilësoi si një praktikë shumë të efektshme, ndonëse të re për vendin tonë, duke e cilësuar si procesin e intensifikimit të punës për teknologjinë e informacionit dhe komunikimit.Ai deklaroi se tregohet mbështetja e qeverisë për të krijuar kushte që në këtë hapësirë të punohet në mënyrë të pavarur dhe të shkohet përtej dijeve të reja.

“Ka dy anë jashtëzakonisht të rëndësishme, njëra anë është potenciali i jashtëzakonshëm i rritjes ekonomike, rritjes së punësimit, rritjes së kapaciteteve për të zhvilluar ekonominë dhe shoqërinë dhe ana tjetër, potenciali i jashtëzakonshëm për të zmbrapsur në mënyrë sistematike korrupsionin”, u shpreh Rama.

Ai solli si shembull shërbimin e pagesës së energjisë elektrike, një nga më të suksesshmet sipas tij, duke thënë se dikur njerëzit mbanin radhë për të paguar faturat, ndërsa sot kjo gjë bëhet nga shtëpia.

Fjala e Kryeministrit Edi Rama në çeljen e qendrës publike të inovacionit, Innovation Hub‏

Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Studimi: Më shumë republikanë se demokratë e shohin Izraelin si aleat të Shteteve të Bashkuara

Studimi: Më shumë republikanë se demokratë e shohin Izraelin si aleat të Shteteve të Bashkuara