Sot po mbahet seanca e radhës gjyqësore e dosjes "Buka", ku i pandehur është ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj. Përveç Ilir Metës dhe Erion Veliajt, edhe Ahmetaj kërkon nga Gjykata e Posaçme që seancat gjyqësore në të cilat është i pandehur, të transmetohen live edhe për publikun e gjerë.
"Të transmetohet live seanca. Publiku ta shohë procesin", tha avokati i Ahmetajt te Dosja 'Buka', Henrik Ligori.
Ahmetaj po gjykohet në mungesë teksa Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e avokatëve, që ai të mund të dëshmojë me audio ose video konferencë në lidhje me akuzën për shpërdorim detyre për privatizimin e ish fabrikës së Bukës.
Për këtë dosje prokurori Elvin Gogaj ka regjistruar edhe një fraksion për pastrim parash, lidhur me një transfertë 3 milionë euro drejt Austrisë për të cilat ka nisur verifikimet për lëvizjen e parave.
-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë.
Komente











