Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë për avokatin Myrteza Myftari. Gjykata ka dhënë “arrest me burg” për avokatin Myftari. Ky i fundit u arrestua pak ditë më parë, pasi nuk iu dha familjarëve të viktimës dëmshpërblimin e përfituar nga aksidenti.
“Myftari mashtroi familjarët e klientit që humbi jetën në aksident. Shuma e përfituar padrejtësisht nga avokati është 2.5 milionë lekë”, deklaron policia.
Arrestimi i avokatit është bërë pas kallëzimit të depozituar në polici nga familjarët e viktimës F.R., dhe nga hetimet ka rezultuar se se familjarët e viktimës F.R janë dëmshpërblyer nga kompania e sigurimit me një shumë prej 2.5 milionë lekë, por këto para sipas kallëzimit avokati nuk jua ka dhënë asnjëherë.
Redaksia Online
D.Ç./Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com