Zhvaste qytetarë e biznese me dokumente false, arrestohet mashtruesi në Tiranë! Si i futi VIP-at më parë në 'grackë' (EMRI)
Mashtruesi 54-vjeçar Ilir Muzhaqi është vënë sërish në prangat e policisë pasi u akuzohet se u zhvaste para qytetarëve dhe biznese të ndryshme duke përdorur mandate pagese false.
Foto ilustruese
Redaksia 10 Tetor 2023, 09:24 | Përditesimi: 10 Tetor 2023, 09:53
TIRANË- Mashtruesi 54-vjeçar Ilir Muzhaqi është vënë sërish në prangat e policisë pasi akuzohet se u zhvaste para qytetarëve dhe biznese të ndryshme duke përdorur mandate pagese false.
“Sekuestrohen dokumente (mandate) të ndryshme, të dyshuara të falsifikuara. Ky shtetas, nëpërmjet mashtrimit, duke paraqitur dokumente (mandate) të dyshuara të falsifikuara, ka përvetësuar shuma të ndryshme parash, nga biznesmenë të ndryshëm.”- thuhet në njoftimin e policisë.
Ilir Muzhaqi u arrestua nga policia e Tiranës ndërsa mësohet se ka qenë i dënuar në vitin 2015 për të njëjtën vepër penale. Muzhaqi mashtroi disa këngëtarë shumë të njohur aso kohe, më konkretisht Petrit Lulon, Kozma Dushin, Redon Makashi, Gjergj Jorgaqi të cilëve u prezantohej si zyrtar i Tatimeve.
Për të justifikuar veprimtarinë e tij, Muzhaqi kishte lidhur disa kontrata me këngëtarë të ndryshëm ku merrte përsipër të mbronte të drejtat e tyre dhe në varësi të përfitimeve që do të nxirrte ai do t’i shpërblente ata.
Nga hetimet e Prokurorisë, rezultoi se nga viti 2012 deri në 2014-ën, Ilir Muzhaqi kishte përvetësuar 5 milionë lekë të reja.
Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 09:43
Arrestimi i 45-vjeçarit në Tiranë, si i fuste në ‘grackë’ këngëtarët VIP në 2015-ën! U prezantohej si punonjës i tatimeve
Ilir Muzhaqi 54-vjeçari që u arrestua ditën e sotme nga policia e Tiranës ka qenë i dënuar edhe në vitin 2015 për të njëjtën vepër penale.
Disa prej atyre që kanë rënë pre e mashtrimit kanë qenë edhe këngëtarë shumë të njohur, si Petrit Lulo, Kozma Dushi, Redon Makashi dhe Gjergj Jorgaqi duke iu prezantuar si punonjës i tatimeve.