Përvjetori i dokumentit të parë shqip, 'Formula e pagëzimit' e Pal Engjëllit

Përvjetori i dokumentit të parë shqip, 'Formula e pagëzimit' e Pal Engjëllit

Më 8 nëntor 1462, u shkrua dokumenti i parë në shqip, Formula e Pagëzimit.

Formula është shkruar prej kryeipeshkvit të Durrësit, imzot Pal Engjëllit, në gjuhën kishtare të kohës, në latinisht.

Dokumenti ruhet në bibliotekën Laurentiane të Firencës dhe për herë të parë është gjetur në vitin 1915 nga historiani rumun, Nicolae Jorga.

Imzot Pal Engjëlli pasi përballet me vështirësitë që i kanoseshin popullsisë shqiptare, u lë porosi priftërinjve të pagëzonin foshnjat, në rast rreziku vdekjeje, me fjalët e Formulës së Pagëzimit: “Unë po të pagëzoj në emër të Atit, e të Birit e të Shpirtit Shenjt”.

Në kryeveprën e tij kushtuar Skënderbeut, Marin Barleti shkruan se Pal Engjëllit ishte burrë i ditur, me zotësi të rrallë në oratori, të cilin Skënderbeu e mbajti afër vetes për kulturën dhe maturinë e tij.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu shtrohet në spital, do t'i nënshtrohet një operacioni për heqjen e prostatës

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu shtrohet në spital, do t'i nënshtrohet një operacioni për heqjen e prostatës