Mesjeta, aq trajtuar në letërsinë evropiane dhe aspak e papërfillur nga shkrimtarët shqiptarë, ka gjetur te Dhimitër S. Shuteriqi, autorin më të përgatitur për këtë temë. Njohës i thellë i kësaj epoke të ndërlikuar, specialist nga më seriozët, i afirmuar tanimë me hulumtimet e studimet medievale, Dhimitër S Shuteriqi, falë talentit të fuqishëm dhe përvojës së pasur krijuese, ka arritur t’i japë letërsisë shqiptare një roman me vlera të shquara ideoartistike.
Është fjala për romanin Sytë e Simonidës, një vepër e pjekurisë e shkrimtarit tonë të nderuara. Kush e njeh nga afër krijimtarinë e tij e ka të qartë se romani është shkruar në vazhdën e tregimeve më të mira të autorit, me temë historike, të vlerësuara tanimë aq lart nga lexuesit dhe kritika. Të gjitha tregimet kanë të njëjtin bosht, historikoshpirtëror: etnosin iliro-arbëresho-shqiptar.
/Shqiptarja.com