Përvlak nga zonja Albana

Përvlak

Përbërësit:

  • 3 gota e gjysëm miell
  • 2 gota ujë
  • 1 e ½ lgj gjalpë
  • 1 thelpi hudhër
  • Kripë, piper i zi
  • Për mbushje;
  • Djathë i bardhë ose gjizë
  • Hudhër

Përgatitja:

Në një tenxhere shtojmë ujin, hudhrat dhe kripën. Presim të vlojë uji rreth 8 minuta, largojmë hudhrat, fikim sobën dhe shtojmë miellin. E përziejmë mirë me lugë druri (siç veprojmë me hallvën) më pas e shtrojmë në tryezë duke e punuar me duar. Kur e shohim që brumi është punuar mirë e ndajmë në kuleçë. Lyejmë tepsinë me gjalpë dhe hapim kulaçkat në formë pite pak më të trashë se krepat. Në çdo shtresë të piteve që do të hapim vendosim djathë të bardhë të thërrmuar, gjalpë të tretur dhe hudhra sipas dëshirës. Në fund bëjmë një prerje në formë bakllavaje, e spërkasim me gjalpë dhe e vendosim në furrë në temperaturën 180 gradë Celsius për 45 minuta.

MC/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

PD: Qeveria i jep 20 mln euro AlbControl për ta mbajtur në këmbë, Becchetti u zbrazi llogaritë

PD: Qeveria i jep 20 mln euro AlbControl për ta mbajtur në këmbë, Becchetti u zbrazi llogaritë