Përvoja e hidhur te PSG-ja, Jese: Al-Khelaifi s'më shihte me sy, ndoshta i pëlqente më shumë gruaja ime

Përvoja e hidhur te PSG-ja, Jese: Al-Khelaifi s'më shihte me sy, ndoshta i pëlqente më shumë gruaja ime

Jese Rodriguez gjatë prezantimit te PSG dhe Al-Khelaifi

Ish-ylli i Paris Saint Germain, Jese Rodriguez ka nisur një sulm të furishëm ndaj ish-klubit dhe presidentit të tij Nasser Al-Khelaifi, katër vjet pasi periudha e tij e pasuksesshme në Paris mori fund.

Spanjolli u bashkua me francezët nga Real Madridi si një anësor me vlerësim të lartë, i etur për të përmirësuar kohën e tij të lojës, pasi pati vështirësi me konkurrencën e Cristiano Ronaldos dhe Gareth Bale në Madrid.

Jese u ndal te përvoja e tij e keqe me PSG, ku pretendon se presidenti Nasser Al-Khelaifi kishte më shumë interes për bashkëshorten e tij, modelen Aurah Ruiz, sesa për atë si futbollist.

Në fillim të intervistës, Jese përmendi çështje të errëta në botën e futbollit, duke aluduar se disa lojtarë përdorin substanca të ndaluara për të përmirësuar performancën, ndërsa këto raste mbeten të fshehta.

"Debutova me një asistim për golin e fitores, por më pas nuk luajta për dy muaj për shkak të apendiksit. Deri në dimër më thanë se duhej të largohesha. U ndjeva i tradhtuar dhe ia thashë Unai Emery.

Nasser Al-Khelaifi as që donte të më shihte, as për foton e skuadrës, nuk e di nëse i ra në sy gruaja ime, nuk më dhanë shpjegime dhe më trajtuan tmerrësisht keq. Pikërisht atëherë kuptova pse Real Madridi është klubi më i madh në botë, në PSG u ndjeva sikur kisha të bëja me një miliarder që i trajton lojtarët si distinktivë”, tha Jese.

Jese kujtoi gjithashtu një moment nga ditët e tij në Real Madrid nën drejtimin e Carlo Ancelotti, duke theksuar guximin e trajnerit.

"Gareth Bale u ble për 120 milionë euro, por Carlo kishte guximin ta ulte në stol dhe të më lejonte të luaja. Sa trajnerë do ta bënin këtë? Pothuajse asnjë", tregoi mes të tjerash Jese.

 

Jese dhe bashkëshortja, Aurah Ruiz

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    2 Dhjetor, 20:45

    Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?



×

Lajmi i fundit

Rezart Kthupi: Përballë PS dhe PD duhet një pol i tretë! Të luftojmë bipartizanizmin

Rezart Kthupi: Përballë PS dhe PD duhet një pol i tretë! Të luftojmë bipartizanizmin