Pesëmbëdhjetë pikët e propozim-marrëveshjes Kosovë-Serbi

Pesëmbëdhjetë pikët e propozim-marrëveshjes Kosovë-Serbi
Ja cilat janë 15 pikat kryesore të arritura në  marrëveshjen Kosovë-Serbi, në të cilën pika e 14-të ka hasur kontradikta nga pala serbe.


1: “Bashkësi/Asociacion” të Komunave me shumicë serbe në Kosovë, e hapur edhe ndaj komunave të tjera, nëse anëtarët pajtohen.

2: “Bashkësia/Asociacioni” do të formohet me statut.

3: Strukturat do të formohen sipas të njëjtës bazë sikur edhe rajonet ekzistuese në Kosovë.

4: Kompetencat që do të jenë sipas Kartës evropiane të vetëqeverisjes lokale dhe sipas ligjeve të Kosovës.

5: “Bashkësia/Asociacioni” do të ushtrojë kompetenca shtesë ashtu siç i jep autoriteti qendror.

6: “Bashkësia/Asociacioni” do të ketë një rol përfaqësues në autoritetin qendror dhe do të ketë një ulëse në Këshillin konsultativë të komuniteteve.

7: Në Kosovë do të ketë vetëm një forcë policore, e cila do të quhet “Policia e Kosovës”.

8: Pika tetë sqaron se “e tërë policia në veri të Kosovës do të jetë e integruar në kornizën e Policisë së Kosovës” dhe se rrogat e policëve do të jenë vetëm nga Policia e Kosovës. Anëtarëve të strukturave të tjera serbe të sigurisë do t’u ofrohen pozita përkatëse në strukturat e Kosovës.

9: Për pikën e nëntë ka patur më së shumti dallime deri me tash. Sipas propozimit në tavolinë në këtë pikë saktësohet se do të ketë një post të komandantit rajonal për komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës dhe ai do të jetë serb i Kosovës i zgjedhur nga Ministria e Brendshme e Kosovës nga një listë,të cilët do ta paraqesin katër kryetarët e komunave në emër të “Bashkësisë/Asociacionit”, përbërja e Policisë së Kosovës në veri do të reflektojë strukturën etnike.

10: Sipas marrëveshjes së propozuar “autoritetet gjyqësore do të integrohen dhe punojnë në kuadër të sistemit ligjor të Kosovës. Gjykata e Apelit nga Prishtina do të themelojë një panel të përbërë nga gjykatësit serbë të Kosovës, të cilët do të merren me të gjitha komunat me shumicë serbe. Një njësi e kësaj Gjykate të Apelit do ta ketë selinë në pjesën veriore të Mitrovicës.

11: Zgjedhjet lokale në vitin 2013 do të zhvillohen me lehtësimin e OSBE-së dhe në përputhje me ligjet e Kosovës.

12: Kjo pikë flet për përpilimin e një plani të implementimit, i cili do të përmbante afate të sakta kohore, e që do të përpilohej deri me 26 prill. Në implementimin e kësaj marrëveshjeje do të bëhej kujdes edhe për transparencën e fondeve.

13: Sipas pikët 13 palët do të duhej të arrinin marrëveshje për energji dhe telekom para mesit të muajit qershor po të këtij viti.

14: Kjo pikë është më kontestuese në këtë moment, për të cilën Serbia edhe e ka refuzuar propozimin e fundit, që flet për anëtarësimin në organizatat ndërkombëtare. Sipas formulimit të tashëm kjo pikë thotë se palët pajtohen se asnjëra nuk do të bllokojë palën tjetër, apo të inkurajojë të tjetër që të bllokojnë kërkesat për anëtarësim në organizatat dhe forumet ndërkombëtare.

Burimet diplomatike pohojnë se do të ketë përpjekje dhe presion që kjo pikë të riformulohet dhe të flet për mosbllokimin e palëve në procesin e integrimeve evropiane.

15: Pika e fundit e propozim-marrëveshjes thotë se do të themelohet një komision implementues nga të dyja palët me një lehtësim të Bashkimit Evropian.


Marrë nga Koha Ditore

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës