Pesë arkivole nën Kullën Eifel me shkrimin: ‘Ushtarët francezë në Ukrainë’! Hijet ruse pas veprimit

Pesë arkivole nën Kullën Eifel me shkrimin: ‘Ushtarët francezë në Ukrainë’! Hijet ruse pas veprimit

Paris, Francë

PARIS - Nuk është ende e qartë, por më shumë duket si një tjetër provokim rus: pesë arkivole u gjetën pranë Kullës Eifel të shtunën e 2 qershorit, të mbuluar me një flamur francez me shkrimin "soldats français de l'Ukraine" (Ushtarët francezë në Ukrainë”). Arkivolët gjithashtu ishin të mbushur edhe me suva.

Pas kësaj ngjarje kanë vijuar hetimet për të përcaktuar çdo "ndërhyrje të mundshme të huaj" në organizimin e aksionit. Oficerët e policisë arrestuan tre persona: një bullgar, një ukrainas dhe një gjerman. I pari që u ndalua nga policia - pranë Kullës Eifel - ishte shoferi i kamionit që transportoi arkivolet.

Burri pretendonte se ishte "paguar 40 euro për të transportuar burrat dhe ngarkesën". Ndërkohë që raportohet se kishte ardhur nga Bullgaria. Ndërsa dy personat e tjerë - një ukrainas dhe një gjerman - u ndaluan teksa ishin gati të merrnin "një autobus për në Berlin" në stacionin Bercy, në lindje të Parisit.

Mënyra e tyre e veprimit ngjan shumë me atë të operacioneve të tjera destabilizuese të drejtuara nga Moska. Në fakt, burimet hetimore zbulojnë ekzistencën e një lidhjeje mes këtij episodi dhe një tjetër – të fundit – për të cilin dyshohej “ndërhyrje e huaj”: grafitet e “duarve të kuqe” të bëra gjatë natës mes 13 dhe 14 majit në murin e memorialit të Holokaustit në Paris, një ngjarje për të cilin dyshohen tre persona të arratisur jashtë vendit.

Në tetor, pas fillimit të luftës pas sulmit të Hamasit ndaj Izraelit, disa fasada ndërtesash brenda dhe përreth Parisit u lyen me Yjet e Davidit. Një çift moldav u arrestua dhe u akuzuan si autorë, por autoritetet franceze fajësuan shërbimet ruse për këtë veprim. Lidhur me këto episode, ministri i Jashtëm, Stéphane Séjourné, foli për “persona të paguar për të destabilizuar dhe për të përfituar nga përçarjet në shoqërinë franceze”.

Në mars, pak kohë pasi Emmanuel Macron foli publikisht për  mundësinë e dërgimit të mundshëm të trupave perëndimore në Ukrainë, Ministria e Mbrojtjes denoncoi një faqe interneti të rreme që përdorte logon e saj zyrtare dhe ftoi "200 mijë qytetarë francezë të regjistroheshin në radhët e ushtrisë në Ukrainë".

Kjo faqe interneti është një faqe e rreme qeveritare, e përhapur në rrjetet sociale nga llogari dashakeqe, për një fushatë dezinformimi", shpjegoi ministria në një shënim. Faqja në fjalë, e cila më pas u bë e padisponueshme, ftonte vullnetarët të linin të dhënat e tyre dhe imazhe të konvojeve franceze të dyshuara që udhëtonin drejt kufirit ukrainas, të cilat u përhapën edhe në rrjetet sociale.

Një burim qeveritar kishte nxjerrë në pah provat e një “pajisje ruse apo pro ruse, si pjesë e fushatës dezinformuese sipas së cilës ushtria franceze po përgatitet të dërgojë njerëz në Ukrainë për të luftuar kundër Rusisë”. "Gjithçka përputhet: narrativa, metoda," shtoi burimi i qeverisë së Parisit.

Arkivolet e rreme të ushtarëve francezë u vendosën nën Kullën Eifel disa ditë pas përkujtimeve të tetëdhjetëvjetorit të D-Day. Ndër të tjera, presidenti amerikan Joe Biden dhe lideri ukrainas Volodymyr Zelensky u pritën në Normandi.Marrë nga La Republicca

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ 'Mangalem's Shade', magjia e dritave në lagjen muzeale të Beratit

VIDEO/ 'Mangalem's Shade', magjia e dritave në lagjen muzeale të Beratit