Pesë burra britanikë kanë vrarë veten pasi kanë rënë viktima të 'seksit' online

 Pesë burra britanikë kanë vrarë veten pasi kanë rënë viktima të 'seksit' online

Një nga viktimat e "seksit online" Ronan Hughes

Të paktën pesë burra dhe djem britanikë kanë vrarë veten pas ranë viktima në “seks” në internet, pasi bandat kriminale synojnë më shumë njerëz se kurrë më parë. Mijëra njerëz po bëhen viktima në Britani të Madhe çdo vit, thonë hetuesit.

Siç shkruan The Indipendent policia po bën thirrje për njerëzit që të kërkojnë ndihmë, nëse preken nga krimi, i cili ndikon mijëra njerëz në Britani të Madhe çdo vit dhe ka frikë se do të rritet në mënyrë të konsiderueshme.

Siç thuhet më tej, mashtrimi bën që viktimat të besojnë se po flasin në internet me një person tërheqës, i cili i inkurajon ata që të kryejnë një akt seksual në webcam ndërsa shohin një video të regjistruar para se të bëjnë të njëjtën gjë.

Më pas, imazhet në fjalë më pas përdoren për t’i shantazhuar ata në pagimin e shumave të mëdha parash për të parandaluar publikimin në internet ose dërgimin e tyre tek të dashurit  dhe familjarët e tyre.

Ndër viktimat është 17-vjeçari Ronan Hughes nga County Tyrone në Irlandën e Veriut.

Një bandë rumune e mashtroi atë në dërgimin e fotografive të tija intime duke iu paraqitur me një vajzë të quajtur “Emily Magee” në qershor të vitit 2015.

Ata pastaj i dërguan pamjet te miqtë e tij, sepse ai nuk ishte në gjendje të paguante një shpërblim prej 3.000 eurosh.

Dhe vetëm pak orë pasi ato u shpërndanë në internet, Ronan, që kujtohej si një djalë “i lumtur” dhe një adoleshent i dashur, vrau veten.

Një hetim ndërkombëtar më vonë gjurmoi fajtorët në qytetin rumun të Timishoara dhe kapi udhëheqësin duke e burgosur për katër vjet.

Hetuesit besojnë se problemi po rritet në nivel global, dhe vetëm në policinë e Uellsit Jugor janë raportuar pesë raste deri më tani në vitin 2018.

Shumica dërrmuese e aktivitetit të njohur vjen nga banda të organizuara të bazuara jashtë vendit, por individët gjithashtu mund të kërkojnë të përfitojnë duke kërkuar mijëra paund nga secila viktimë. Vajzat dhe djemtë deri në moshën 14 vjeç janë prekur dhe viktima më e vjetër britanike e njohur është 82 vjeç, por grupmosha më e zakonshme është midis 21 dhe 30 vjeç.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?