TIRANE- Pesë ditë pas aksidentit të ndodhur në aksin rrugor Tiranë–Elbasan, ku humbi jetën tragjikisht deputeti i PD, Sokol Olldashi, Drejtoria e Përgjithshme e Rrugës vendos barriera mbrojtëse rrugore.

Barrierat kanë qenë në gjatësi të kufizuar dhe janë pikërisht në kthesën te Lapidari i Krrabës, aty ku ndodhi aksidenti i Olldashit.

Në raportin përfundimtar, të hartuar nga një grup ekspertësh auto-teknikë të Prokurorisë së Përgjithshme, si shkaktare kryesore e vdekjes së Olldashit cilësohet mungesa e këtyre barrierave.

Por më pas renditen edhe mospërdorimi i rripit të sigurimit, shpejtësia e automjetit, mosrespektimi i sinjalistikës rrugore dhe në tërësi humbja e kontrollit nga pakujdesia.


Redaksia Online
(e.s/mag/shqiptarja.com)