TIRANE - Projekti i madh i artit bashkëkohor “Informal Mind” (mendje e hapur) po afron. “Informal mind” tenton të krijojë një raport të ri me degradimin e së kaluarës, duke i lënë vend energjisë se re të arteve emergjente. Tashmë janë bërë përgatitjet e hapësirave dhe projekteve për zhvillimin e eventit në ish-Kombinatin Metalurgjik të qytetit të Elbasanit. Kuratori Klod Dedja ka konceptuar një kundërvënie ndaj entuziazmit bosh që krijonin fabrikave gjigante të socializmit “me rishikimin dhe ripeceptimin e këtij boshllëku surreal”.
/Shqiptarja.com









