Pesë modelet më ‘IN’ të flokëve këtë verë/ FOTO

Pesë modelet më ‘IN’ të flokëve këtë verë/ FOTO

Stil flokësh

Kaloni më shumë kohë duke shijuar diellin sesa duke stiluar flokët tuaj. Këto janë disa modele që realizohen vetëm në pak minuta. Në pjesën më të madhe, idetë për stilimet e ndryshme vijnë nga pasarelat. Mesa duket, modelet e flokëve të shkurtra do të jenë një tendencë e fortë këtë verë mbi të gjitha nëse do stilohen, e njëjta gjë vlen edhe për flokët me gjatësi të mesme apo edhe ato të gjatë.

Tendencë gjithashtu do të jetë edhe prerja ‘pixie’ e shumë modele të tjera. Edhe modeli ‘bob’ vazhdon të jetë në modë. Por mund të themi se flokët e gjatë nuk dalin kurrë nga moda dhe do t’ju bëjnë shoqëri edhe në këtë mot të nxehtë. Më poshtë po ju sjellim disa nga modelet më "IN" të momentit.

1 Bisht me aksesorë


Flokët e kapur bisht gjithnjë duken bukur por do të duken akoma dhe më bukur nëse ju i shtoni edhe një fjongo të ndërthurur. Ky model duket sikur do orë të tëra të realizohet, por faktikisht duhen vetëm 10 minuta. Bishti me fjongo të ndërthurur është përdorur edhe në tapetin e kuq!

2 Gërsheti shirit

Krijoni vetëm 2 gërsheta në një anë të kokës dhe më pas vendosini në fillim duke përdorur karficat e vogla.

3 Flokët e lagur

Ky model ka qenë tendencë edhe verën e kaluar kështu që nuk ka si të mos jetë edhe këtë verë. Sekreti i këtij modeli është ky: Nuk duhet të përdorni domosdoshmërisht ujë për të krijuar idenë e flokut të lagur, por mund të përdorni xhel në një sasi jo të madhe.

4 Gjysmë të kapura – gjysmë të lëshuara

Ky model klasik e i thjeshtë është kthyer përsëri. Është model mjaft i preferuar dhe i bukur ku ju mund të realizoni edhe disa onde në fund.

5 Modeli ‘pixie’

Nëse keni dëshirën të ndryshoni totalisht, ju vjen në ndihmë ky model Disa kanë guxim e disa jo për të bërë këtë lloj prerjeje, e cila është një prerje shkurt, rrethore e me shkallëzim. Është model tepër interesant, dhe nuk ka shumë nevojë për kujdes, thjesht mjafton pak xhel ose llak për një pamje sa më të bukur!

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzore, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzore, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat