Pesë mungesa të sigurta, Barcelona e 'gjymtuar' ndaj Inter

Inter dhe Barcelona luajnë sot në 21:00 për grupet e Champions League. Në Milano, miqtë nga Katalunja kanë udhëtuar me pesë mungesa. Emra si De Jong, Jules Kounde, Ronald Araujo, Memhphis Depay dhe Hector Bellerin nuk janë të gatshëm për Xavin për shkak të lëndimeve.

Nëse disa nga futbollistët prej ditësh vuajnë nga problemet, de Jong është emri i ri që i shtohet "listës së zezë". Holandezi nuk mundi të mbyllë stërvitjen e fundit për shkak të një problemi muskular, me Xavin që nuk e grumbulloi për duelin e mbrëmjes së sotme. Pas dy ndeshjeve në grupin C, Barcelona dhe Inter ndajnë vendet dy dhe tre me tri pikë. Në krye Bayern Munich me gjashtë pikë.

Lista e lojtarëve të gatshëm:

Barcelona: Ter Stegen, Piqué, Busquets, Dembélé, Pedri, Lewandowski, Fati, Ferran, Christensen, Marcos Alonso, Jordi Alba, Kessié, Sergi Roberto, Raphinha, Eric, Iñaki Peña, Balde, Casadó, Gavi, Pablo Torre, Arnau Tenas and Marc Casadó.

S.DH/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Medalistët serbë të Paris 2024, festojë me këngë nacionaliste për Kosovën

Medalistët serbë të Paris 2024, festojë me këngë nacionaliste për Kosovën