Pesë nobelistë për paqen në botë. Arsyet: Tregtia e armëve, ndryshimi i klimës, dëbimi, por dhe të tjera

Pesë nobelistë për paqen në botë. Arsyet: Tregtia e armëve, ndryshimi i klimës, dëbimi, por dhe të tjera

Në botë ka më pak luftëra, se në vitin 2017, por më shumë vende që janë në konflikt. Dhe luftërat në zhvillim janë ashpërsuar. Ky është njëri nga konkluzionet e shumë studimeve që trajtojnë një temë të paperceptueshme: Pse e vrasim ne njerëzit njëri tjetrin?

Instituti i Heidelbergut për Studimet e Konflikteve Ndërkombëtare, (HIKK) shënon për vitin 2018 një rënie të konflikteve të hapura ushtarake nga 20 në 16, por numri i "luftërave të kufizuara" është rritur nga 16 në 25. Me „të kufizuara" ky institut nënkupton përplasje, në të cilën palët në konflikt, nuk i përdorin të gjitha mjetet që kanë në dispozicion. Shumica e luftërave janë të përqëndruara në botën arabe, Siri, Afganistan, Libi, Egjipt, Turqi, Jemen dhe Arabi Saudite.

Tregtia me armët nxit luftën

Nobelistja e paqes dhe juristja iraniane, Shirin Ebadi tha se "arsyeja pse këto luftëra ende vazhdojnë është tregtia botërore me armët, që nxjerr përfitime kolosale nga shitja e tyre dhe nuk ka interes në dhënien fund të luftërave." Gjysma e armëve që shiten në botë shkojnë në Lindjen e Afërt, thotë Abadi. Sipas saj, "konfliktet e fundit në këtë rajon lidhen me ambiciet politike të Arabisë Saudite, Iranit dhe Turqisë dhe jo aq shumë me humbjen e hegjemonisë perëndimore". Vitet e fundit Irani është përfshirë në çështjet e Libanit, Sirisë, Irakut dhe Jemenit, ku brenda katër vitesh kanë humbur jetën 90.000 civilë. Sipas nobelistes Ebadi, në një të ardhme jo të largët numri i luftërave përfaqësuese në Lindjen e Afërt do të shtohet.

Pas botës arabe, vjen Afrika, si rajon i prekur nga luftërat: Republika afrikanoqendore, Etiopia, Nigeria, Kameruni, Çadi dhe Nigeri janë në luftë kundër grupeve islamiste të Boko Haram. Somalia, Kenia, e në fund Sudani e Sudani jugor në një luftë që sipas të dhënave të Memorialit Multinacional të Luftës ka shkaktuar të paktën 385.000 të vdekur. Për Amerikën Latine, studimi i HIIK liston vetëm një vend në gjendje lufte, Meksikën për shkak të luftës së karteleve të drogës.

Ndryshimi i klimës dhe kërcënimi nuklear

Pavarësisht nga luftërat, ka edhe faktorë të tjerë destabilizues. Ish-presidenti kolumbian, Juan Manuel Santos dhe aktivistja merikane Jody Williams janë të një mendimi, që ndryshimi i klimës dhe kërcënimi nuklear paraqesin rreziqet kryesore për paqen botërore. „Krerët e qeverive që duhet t'i kushtoheshin mbrojtjes së Amazonës nuk e bëjnë këtë", kritikon Santos.

„Kurse në lidhje me kërcënimin nuklear, ka më shumë regres se sa progres", thekson ish-presidenti kolumbian në bisedë me Deutsche Wellen dhe kujton fundin e marrëveshjes atomike mes SHBA e Iranit. Jody Williams shton një faktor tjetër: lakminë si faktor të destabilizimit dhe thellimin e hendekut mes të varfërve dhe të pasurve.

Tensionet gjeopolitike po shtohen

"Në vitet e fundit elementë të rendit botëror, që kanë kontribuar pozitivisht në stabilitetin politik janë dobësuar, ndërkohë që aktorët që paraqiten me agresivitet e shohin veten të forcuar", tha ish-kreu i qeverisë rajonale të Irlandës së Veriut, David Trimble. Si shembull ai përmendi Kombet e Bashkuara. "Ne menduam, se ato do të sillnin paqen globale, por shohim se OKB është shumë larg kësaj."

Kurse nobelisti i paqes dhe ish-presidenti i Polonisë, Lech Walesa argumentoi, se „pengesa kryesore në rrugën e paqes është pesha e së shkuarës. Që do të thotë vuajtja dhe padrejtësia, që e kanë origjinën në zhvillimin social në të shkuarën." Ky është madje një nga faktorët kryesorë për ish-presidentin polak që ka çuar në rritjen e nacionalizmit dhe populizmit në Europë.

Përtej luftërave

Mes nobelistëve të paqes kishte një ujdi: demokracia është forma më e mirë qeverisëse për garantimin e paqes. Ata pranuan, se modeli i demokracive perëndimore për shkak të problemeve të brendshme ka humbur fuqinë e rrezatimit dhe aftësinë të përballet me vetëbesim përballë autoritarizmit.

Luftërave të ashpra në vende të ndryshme i shtohet edhe represioni kundrejt popullatës brenda vendit. Në Myanmar për shembull apo katastrofa humanitare në Venezuelë. Nga këto vende ka dalë numri më i madh i refugjatëve këto vite. UNHCR përmend në të dhënat e saj, se aktualisht tetë konflikte të armatosura në botë që kanë shkaktuar 71 milionë refugjatë, dy herë më shumë se para 20 vjetësh.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren