OKB: Mbi 1 milionë refugjatë në botë

OKB: Mbi 1 milionë refugjatë në botë

Sipas OKB-së, për herë të parë në botë ka më shumë se 100 milionë njerëz të zhvendosur nga lufta apo persekutimi. Shifrat janë shtuar në veçanti pas agresionit të Rusisë në Ukrainë.

"Numri i njerëzve të detyruar të ikin nga konflikti, dhuna, abuzimet e të drejtave të njeriut dhe persekutimi ka kaluar shifrën marramendëse prej 100 milionë vetësh për herë të parë në histori”, tha Agjencia e refugjatëve e Kombeve të Bashkuara UNHCR. Kjo do të thotë konkretisht se më shumë se 1 për qind e popullsisë botërore është detyruar aktualisht të braktisë shtëpitë.

Grandi: Ky është sinjal alarmues

"Njëqind milionë të ikur nga shtëpitë e tyre është një numër tepër i lartë dhe alarmues në të njëjtën kohë. Është një rekord që nuk duhej arritur kurrë", tha Komisioneri i Lartë i OKB-së për Refugjatët, Filippo Grandi. "Ky duhet të jetë një alarm për të gjithë, për parandalimin e konflikteve shkatërruese, për t'i dhënë fund persekutimit dhe për të adresuar shkaqet që detyrojnë njerëzit e pafajshëm të ikin nga shtëpitë e tyre."

Deri në fund të vitit 2021, numri i personave të zhvendosur në mbarë botën ishte rreth 90 milionë, sipas të dhënave të UNHCR. Konfliktet në Etiopi, Burkina Faso, Myanmar, Nigeri, Afganistan dhe Republikën Demokratike të Kongos janë ndër përgjegjësit kryesorë për një numër kaq të madhe të të zhvendosurve. Ndwrsa kwtyre u shtohet tani dhe lufta nw Ukrainw.

Deri më tani, agresioni i Rusisë ka detyruar rreth tetë milionë njerëz brenda Ukrainës të ikin nga shtëpitë e tyre. Më shumë se gjashtë milionë refugjatë nga Ukraina kanë ikur ndërkohë në vende të tjera.

Sipas UNHCR-së, mbi gjysma e të zhvendosurve në mbarë botën kanë ikur nga vendet e tyre. Organizata e OKB-së pohon se gjatë një viti kanë ikur nga vendet e tyre rreth 53 milionë njerëz.

Grandi: Vetëm ndihma humanitare nuk do ta zgjidhë problemin e refugjatëve

Komisioneri i Lartë i OKB-së për Refugjatët Grandi nënvizoi në mënyrë specifike "reagimin ndërkombëtar ndaj njerëzve që ikin nga lufta në Ukrainë" si "shumë pozitiv". Solidariteti është shumë i fuqishëm, e ne kemi nevojë për një mobilizim të ngjashëm edhe lidhur me krizat e tjera në botë.

Por në fund të fundit, ndihma humanitare nuk është zgjidhja.

"Mbi të gjitha janë të domosdoshme paqja dhe stabiliteti në mënyrë që njerëzit e pafajshëm të mos detyrohen të zgjedhin midis rrezikut akut në vendin e tyre ose arratisjes dhe mërgimit të rrezikshëm", tha Grandi. Agjencia e OKB-së për refugjatët do të publikojë raportin e saj të detajuar vjetor mbi lëvizjet e refugjatëve në mes të qershorit./DW

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja