Kryeministri Edi Rama ndodhet në qytetin e Pogradecit, ku po mban edhe një takim me ministrat - takim i cili njihet një “retreat”, ku ministrat do të raportojnë për punën e bërë deri më tani, por edhe për prioritetet në vitin e dytë të mandatit të katërt.
E ndërsa mbledhja ka nisur që prej orës 11:00, një emigrant që jeton në Greqi ka bërë 5 orë rrugë me synimin që të takojë Ramën.
“Kam ardhur nga Greqia për të takuar Ramën. Për ne refugjatët që jemi në Greqi ka bërë shumë punë, si për pensionet. Bëra pesë orë rrugë. Unë kam hyrë në burg në 93, më ka nxjerrë Naim Dokle dhe Fatos Nano”, thotë Halim Bufi.
Sa i përket protestave që po zhvillohen prej 86-ditësh, qytetari i cilëson si të kota.
“Protestat që po bëhen për mua janë të kota”, shprehet ai.
Në fund Bufi përsërit edhe një herë dëshirën e madhe për të takuar kreun e qeverisë pas takimit të tij me ministrat.
“Kam shpresë se do ta takoj Ramën. Le ta takoj dhe le të vdesë pastaj, jam 70-vjeç. Nuk e kam takuar asnjëherë, vetëm Fatos Nanon”, përfundon ai.
Lajmi kryesor:
'Protesta na sfidoi', Rama 7 orë me ministrat në Pogradec: Tani qeverisje më e mirë, prioritet Shqipëria sociale! Plan për transparencën e çmimeve të ushqimeve
-
po te pakten ka ende njerez qofshin keta qe jetojne jashte vendit e kujtojne ende se cfare beri kjo qeveri per emigrantet. ketu nuk behet fjale vetem per socilaistet por per te gjithe. kush eshte ai kryeminister qe te bente ato aktivietet ne diaspore sidomos ne greqi ku ja ngriti koken cdo shqiptari qe jeton atje.
Përgjigju











Komente
Komento