1766921483_KosovoPolice.jpg

Policia e Kosovës ka ndaluar sot pesë serbë nën dyshimin se kanë tentuar të kalojnë kufirin në mënyrë të paligjshme. Sipas mediave kosovare, personat e ndaluar janë identifikuar si: SR (1981), MS (1986), SZ (1995), VK (1989) dhe DZ (2002).

Ngjarja ka ndodhur në zonën e Kamenicës, ku personat janë ndaluar gjatë kontrolleve në terren. Njëri nga të ndaluarit, dyshohet të ketë qenë ish-pjesëtar i Forcave të Armatosura të Serbisë.

Sipas mediave të Kosovës, i dyshuari mund të ketë pasur informacione lidhur me plane të mundshme për cënimin e procesit zgjedhor. Megjithatë këto pretendime mbeten akoma në fazë verifikimi.


Lajmi kryesor:

Në 9 muaj 'Vetëvendosja' dështoi të krijonte qeverinë, sot zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë! Kurti: Jemi këtu pasi u refuzua koalicioni që unë kam ofruar