5 persona janë arrestuar në Napoli, si pjesë e hetimeve kundër korrupsionit, të kooridinuar nga prokuroria italiane. Në pranga kanë rëndë disa persona të akuzuar për korrupsion, mes tyre spikasin një ish-gjeneral i Guardia Di Finanza, avokatë, sipërmarrës dhe ish-prokurorë.

Sipas mediave italiane mes të arrestuarve janë Roberto Penn, zv. prokurori i Salernos dhe partnerja e tij, Maria Gabriella Gallevi. Në arrest shtëpie janë vendosur sipërmarrësit, Francesco Vorro, Umberto Inverso dhe Fabrizio Lisi, ky i fundit ish-gjeneral i Guardia di Finanza. Ata akuzohen për abuzim me pushtetin dhe përfitime personale.