Dita me numrin më të lartë të të shëruarve me koronavirus! 152 raste të reja dhe 5 të vdekur

Kjo e dielë ka sjellë rekord përsa i përket bilanceve të koronavirusit në vend dhe fatmirësisht për mirë. Gjatë 24 orëve të fundit sipas autoriteteve kanë fituar betejën me koronavirusin 148 persona, ndërsa në total janë kryer 785 testime.

Nga këto kanë rezultuar pozitiv me COVID-19, 152 persona, duke e çuar në total numrin e të prekurve në 8427. Fatkeqësisht ditën e fundit janë mposhtur nga pandemia 5 persona, një fakt që fakteqësisht e çon numrin e të vdekurve në vend në 250. Personat që kanë humbur jetën janë një 50 vjeçare nga Tirana, një 74 vjeçar nga Fieri, një 70 vjeçar nga Elbasani, një 56 vjeçar nga Durrësi, një 74 vjeçar nga Burreli, me sëmundje bashkëshoqëruese.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 74 raste në Tiranë, 21 raste në Durrës, 13 raste në Korçë, 12 raste në Elbasan, 8 raste në Lezhë, nga 3 raste në Shkodër, Gjirokastër, Klos, nga 2 raste në Krujë, Fier, Has, Përmet dhe nga 1 rast në Kukës, Vlorë, Sarandë, Malësi e Madhe, Memaliaj, Shijak, Kuçovë.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe "Shefqet Ndroqi" po trajtohen 148 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 19 në terapi intensive nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar.

Në dy spitalet COVID janë gjithashtu duke marrë shërbim të specializuar 39 qytetarë të cilët kanë qenë pozitivë me COVID-19 dhe aktualisht janë negativizuar, por po vijojnë të marrin trajtim spitalor për pasojat e sëmundjes. Ndërsa vijojnë të trajtohen edhe pacientë të dyshuar për COVID19, sipas protokolleve përkatëse.

COVID-19 – Statistika (23 Gusht 2020)

Testime totale 56057

Raste pozitive 8427

Raste të shëruara 4332

Raste Aktive 3845

Humbje jete 250 (Qarku Tiranë 120, Shkodër 35, Durrës 34, Fier 12, Elbasan 11, Korçë 10, Lezhë 8, Kukës 6, Vlorë 6, Dibër 4, Gjirokastër 3, Berat 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                        1952

Durrës                       505

Shkodër         301

Fier                  187

Lezhë                         169

Korçë                         174

Vlorë              137

Kukës                         129

Elbasan 134

Berat              65

Gjirokastër 47

Dibër              45

Ne.k.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Qobani: 23/08/2020 20:46

    Megjithse standardi asht shum ma i lart se sa para pes dekadash,me sy tlir në hapsir po doken ma pak yjzi se për para,bashkë me rinin po ikin edhe yjzit,po ju mungon ushqimi shpirtnor,kush ashtë fajtor?

    Përgjigju
  • UKU MOMLIT: 23/08/2020 19:26

    Pa dashur te ul vigjilencen mbare popullore ndaj Covid-19, por per nje informacion me te plote per popullaten sa eshte numri i vdekjeve ne dite nga shkaqe te tjera si vetvrasje,aksidente, semundje te tjera apo nga pleqeria e thelle. Besoj dhe vlersoj se keto vdekje jane shumfish i atyre shkaktuar nga Covid-19. Nje informacion i tille do ti sherbente jo vetem publikut por veçanerisht shtetit shqiptar per te vene me mire ne efiçence protokolle strikte sherbimi ndaj Covid-19.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Putin: Ne duam t'i japim fund luftës, jo thjesht ta ngrijmë atë! Negociatat? Në Sllovaki

Putin: Ne duam t'i japim fund luftës, jo thjesht ta ngrijmë atë! Negociatat? Në Sllovaki