VIDEO/ Pesë të zhdukur nga shirat e dendur dhe rrëshqitjet e dheut në Itali

Pesë persona janë shpallur te zhdukur në komunën veriore të Italisë, Bardonecchia, në perëndim të Torinos, pasi shiu i madh shkaktoi rrëshqitje dheu dhe të tokës mëngjesin e sotëm.

“Rreth 120 persona janë evakuar”, njoftuan sot agjencitë e lajmeve ANSA dhe Adnkronos.

Per shkak te shiut te dendur dhe rrëshqitjes se dheut në qytetin e rajonit të Piemontes, një përrua doli nga brigjet e tij.

Zjarrfikësit italianë raportuan dëme të mëdha në qendër të qytetit jo shumë larg kufirit me Francën.

Kërkimet për të zhdukurit vazhdojnë në bashkëpunim me policinë.

Videot në mediat sociale tregojnë masa të mëdha balte që rrotullohen nëpër rrugë, duke marrë me vete gjithçka me forcë. Disa automjete janë përfshirë gjithashtu nga orteku.

M.T/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?



×

Lajmi i fundit

Scholz: Siguria dhe stabiliteti i Ballkanit Perëndimor nuk mund të merren si të mirëqena

Scholz: Siguria dhe stabiliteti i Ballkanit Perëndimor nuk mund të merren si të mirëqena