Pësëritet sërish historia! Dy policë gjejnë në plazhin e Velipojës kuletën plot me para e ia dorëzojnë personit që e kishte humbur

Pësëritet sërish historia! Dy policë gjejnë në plazhin e Velipojës kuletën plot me para e ia dorëzojnë personit që e kishte humbur

SHKODËR- Përsëritet sërish historia e gjetjes së kuletës me para nga efektivë dhe dorëzimit të saj tek personi që e ka humbur.

Vetëm pak ditë pasi një efektiv u vlerësua nga drejtori i policisë së Shtetit se gjeti një kuletë në rrugën e Kavajës në Tiranë dhe e dorëzoi tek personi që e ka humbur, e njëjta histori ka ndodhur në plazhin e Velipojës në Shkodër.

Sipas njoftimit të policisë, në këtë plazh, 2 punonjës policie që patrullojnë me biçilkleta, Kristian Koçeku dhe Samet Qotaj, gjatë patrullimit, në rrugën nr. 10, kanë gjetur në tokë një portofol me një shumë të konsiderueshme lekësh dhe euro.

Ata më pas kanë njoftuar sallën operative, e cila i informoi ata se kishte mbërritur një telefonatë për një portofol të humbur.

Punonjësit kanë takuar personin që kishte humbur portofolin, dhe i kanë dorëzuar atij portofolin me shumën e parave.

‘I zoti i portofolit ka falënderuar punonjësit e Policisë, për gjestin e tyre, që tregon vërtet misionin që ka Policia, shërbimin ndaj qytetarëve.’- njofton policia.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Shqip: 30/07/2023 00:45

    Respekte per keta Police . Shteti duhet tju japi nga nje rroge shperblim per xhestin qe kane ber.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Alban Daci: Vota e shqiptarëve që jetojnë jashtë dhe politika si fenomen mosbesimi ndaj proceseve zgjedhore

Alban Daci: Vota e shqiptarëve që jetojnë jashtë dhe politika si fenomen mosbesimi ndaj proceseve zgjedhore