Arbër Çerçizi është peshëngritësi i 6 shqiptar, që pezullohet nga Federata Ndërkombëtare për përdorim substancash të ndaluara në 4 vitet e fundit.

17-vjeçari nga Fieri ka rezultuar pozitiv gjatë stërvitjeve normale, pa impenjime ndërkombëtare. Federata Ndërkombëtare e Peshëngritjes ka pezulluar 2 vjet peshëngritësin.

Peshëngritësit 17-vjeçar i është gjetur substanca testosterone/epitestosterone. Çerçizi nuk ka pranuar ta bëjë testin B, Federata Ndërkombëtare ka vendosur ta pezullojë 2 vite.

Peshëngritësi duhet të paguajë gjobën prej 5 mijë USD nga Federata Kombëtare dhe Ndërkombëtare.