Përsa i përket parandalimit të problemeve të caktuara shëndetësore, efekti i një aspirine në ditë varet edhe nga pesha trupore e personit që e konsumon.
Sipas dhjetë studimeve të përzgjedhura rastësisht, tregojnë se doza e aspirinës dhe kilogramët e personit ndikonin dukshëm në efikasitetin e ilaçit.
Si rezultat, një dozë ditore e aspirinës mes 75 dhe 100 miligramësh ul me 23% rrezikun nga vështirësitë kardiovaskulare te personat me peshë deri në 70 kilogramë.
Por, ky efekt nuk arrihet te personat me peshë mbi 70 kilogramë.
Për uljen e rrezikut të vështirësive kardiovaskulare, tek personat që kanë peshën më të lartë se 70 kilogramë nevojitet një dozë ditore mes 325 dhe 500 miligramësh.
Komento