TIRANE, 19 Dhjetor/ATSH/-Peshëngritësja shqiptare Romela Begaj, e cila fitoi titullin kampion bote në stilin e shkëputjes në Kazakistan rezulton pozitive edhe në testin B.
Testi B u krye në laboratorin e Këlnit, në Gjermani një ndër 11 laboratorët e licencuar nga Agjencia Botërore e Anti-Dopingut. Edhe në testin e dytë antidoping 28-vjeçarja rezulton se ka përdorur substancë të ndaluar, stanazonol.
Romela Begaj rrezikon një pezullim 2-vjeçar nga çdo aktivitet ndërkombëtar. Nëse edhe Godelli me Pulakun do rezultojnë pozitivë atëherë Federata Shqiptare e Peshëngritjes rrezikon një pezullim të gjatë nga çdo aktivitet ndërkombëtar.
VADA ka konfirmuar se "testi B" për Daniel Godellin do të bëhet më 15 janar, ndërsa për Hysen Pulakun, më 11 janar./a.g/