Ymer Pampuri u nderua për herë të fundit nga njerëz të sportit dhe përfaqësues të të gjithë federatave sportive në Shqipëri në homazhet që u mbajtën dje pranë klubit Dinamo para se ai të përcillej për në banesën e fundit.

Por ajo që ra në sy ishtë përballja mes Presidentit të peshëngritjes, Elez Gjozës dhe peshëngritësit Erkand Qeriamaj që ditët e fundit kanë qenë në qendër të vëmendjes për shkak të debateve mes tyre. Replikat me njëri-tjetrin kanë vijur edhe live teksa në ceremoninë mortore, nuk kanë munguar akuzat e sportistëve ndaj presidentit të federatës Elez Gjozës.

“Unë kam paqe më sportistët”, ka thënë Gjoza, i gjendur përballë disa prej shtangistëve më të spikatur. “Unë debatoj me ta, por në fund jam gjithmonë në krahun e tyre, edhe kur debatoj të nesërmen i kam harruar të gjitha ato që kam thënë”, ka vijuar Presidenti i peshëngritjes, duke folur jashtë mjediseve ku po bëheshin homazhet për Pampurin.
 
Por, Erkand Qerimaj, i pranishëm gjithashtu aty, ka reaguar duke thënë: “Sportistët që ngrenë flamurin nuk duhen sulmuar.” Ai nuk është ndalur, duke përfituar nga prania e mediave për të hedhur akuza.

“As abuzime me njerëz të pashkollë që ke vënë trajnerë të kombëtares, as të marrësh lekët e sportistëve dhe të bësh veprimtari nëpër botë dhe turizëm, as shumë e shumë shkelje që të gjithë këta sportistë kanë frikë të flasin”, ka deklaruar peshëngritësi shkodran.

Ndërsa një tjetër peshëngritës i pranishëm aty, Daniel Godelli, tha: “Unë ja them në sy. Nuk ka këtu për të folur me mediat. Ja kam thënë të gjitha. Përtej bisedës me tone të ulëta, debatit pritet të jetë i nxehtë edhe ditët në vazhdim deri në gjetjen e një zgjidhjeje.

Redaksia Online
K.M/Shqiptarja.com