Kanë shkuar si çdo ditë për peshkim, por në rrjetat e tyre ka rënë as më pak e as më shumë, por një peshkaqen i përmasave të frikshme i llojit “pronace lauca” sic njihet në termat shkencorë.
Mësohet se peshkaqeni që ka rënë mesditën e sotme në rrjetën e peshkatarëve të qendrës së peshkimit ne Radhimë të Vlorës është i gjatë rreth 4 metra dhe peshon rreth 130 kilogramë.
Raportohet se peshkaqeni, i cili sipas peshkatarëve nuk është i rrezikshëm për njerëzit, u kap rreth katër milje larg bregut në det të hapur.
Peshkatarët gjithashtu pohojnë se ky është peshkaqeni më i madh i kapur në këtë vijë bregdetare.
A1 Report sjell foto nga gjallesa e detit e kapur mesditën e sotme në ujërat detit Jon.

Redaksia Online
(al.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com