Peshkatarë dhe punonjës biznesesh bllokojnë rrugën në Pashalimani! Kundërshtojnë oraret për kalimin në bazën usharake (VIDEO)

VLORË-  Peshkatarë dhe punonjës biznesesh kanë bllokuar mëngjesin e sotëm rrugën që të çon në Pashaliman. Ata kundërshtojnë oraret për kalimin në këtë zonë të cila janë vendosur për të forcuar sigurinë në bazën ushtarake.

"Është dita e katërt që protestojmë sepse vijmë për punë dhe e gjejmë portën mbyllur. Nuk ka dëshirë për bashkëpunim me Bashkinë e Karaburunit. Po ata nuk e kanë dëshirën për ta zgjidhur sepse me një telefon mund ta zgjidhnin. NATO ka bashkëpunim me komunitetin. Këta na thonë NATO, NATO por NATO i mbështet bizneset.

Ne duhet të jemi në punë 24 orë nën stop sepse ka abuzime dhe ka vjedhje. Na kishin premtuar se për biznesin e peshkut do të ketë përjashtime por nuk ka ndodhur. Bizneset i kemi ndërtuar me gjakun tonë dhe do t'i mbrojmë. Kjo punë duhet të zgjidhet se ndryshe do ta zgjidhim vetë siç zgjidhen në të gjithë botën në protesta", shprehen disa nga pronarët e bizneseve.

Burime nga baza detare  bënë të ditur, se për vite të tëra kompanitë e peshkimit por edhe individë e kanë shfrytëzuar, bazën ushtarake si rrugë kalimi për të shkuar në Karaburun.

Ndërkohë, sipas rregullores së aplikuar në Pashaliman prej vitesh, orari i lëvizjes për qytetarët apo peshkatarë e punonjës peshkimi ka qenë 8.00 deri në ora 17.00 

“Lejet për vizitorët që vizitojnë parkun e Orikut, si edhe për individët dhe subjeket private që ushtrojnë aktivitetin në zonën e Karaburunit jepen gjatë ditëve të javës. Në përiudhën e verës ( 1 Qershor-15 shtator) nga ora 08:00-20:00 dhe në periudhën e dimrit ( 16 shtator – 31 maj ) 08:00-17:00. Për rastet e vecanta kjo pasqyrohet në autorizimin e hyrjes”, thuhet në rregulloren e bazës ushtarake.

Në shumë raste, ky orar nuk respektohet nga kompanitë e peshkimit e shpesh punonjësit e saj kërkojnë të hyjnë dhe dalin në orare jashtë rregullores, duke mos respektuar kështu oraret e vendosura.Burime për Report Tv bëjnë me dije se për peshkatarët ekziston një rrugë paralele me atë të bazës ushtarake të Pashalimanit, por ajo nuk përdoret prej tyre.

Ata kanë kërkuar një zgjidhje të situatës së krijuar ndërsa kanë paralajmëruar edhe një grevë urie nëse nuk do ketë një ndryshim të rregullave të reja me ndërhyrjen e institucioneve përkatëse.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kafsha: 30/09/2019 15:27

    Këta fshatarë në kohën e xhaxhit, meqenese Pashalimani vazhdon të jetë baze ushtarake, as qe mund ta mendonin se kishte nje vend të tillë , jo më të dilnin të bllokonin rrugën. I tridhte xhaxhi po të benin nje veprim të tillê.

    Përgjigju
    • Ermir: 02/10/2019 22:55

      Ti krijojne kushte peshkatareve ose te ndeetojne rrugen paralele, sepse keta mbajne veten me buke me kete bizens ndyrshe nga ram droga.

  • Tipi: 30/09/2019 09:49

    Peshkataret mbajne familjet me buke, keta e Kane merakun te siguria ushtarake. Rregulloni rrugen paralele te pakten.

    Përgjigju
    • navy: 30/09/2019 12:25

      mafiosi pekatare, Ilir Majlindi, drug

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

'Ça do më bësh', përplasje e fortë mes Lart Vasilit dhe G-Banit: I pafe, njeri i errësirës

'Ça do më bësh', përplasje e fortë mes Lart Vasilit dhe G-Banit: I pafe, njeri i errësirës