DOKUMENTI/ Baza e Kuçovës ‘hap oreksin’ për investime në ushtri! Shqipëria do të ‘ringjallë’ edhe 4 baza të tjera

DOKUMENTI/ Baza e Kuçovës ‘hap oreksin’ për investime në ushtri! Shqipëria do të ‘ringjallë’ edhe 4 baza të tjera

Baza e Kuçovës

Tirane- Baza e re ajrore e NATO-s në Kuçovë duket se ka shtuar oreksin e investimeve edhe në baza të tjera në ushtrinë shqiptare. Duke filluar nga baza Detare Pashalimanit në Vlorë, baza ushtarake në zonën e Bizës në Tiranë, Regjimenti i Helikopterëve në Farkë dhe Reparti Ushtarak 1001 janë bazat ku pritet të ketë ndërhyrje për modernizim.

Një tender prej mbi 178 milionë lekë është parashikuar për të nisur punimet në garnizonin stërvitor, Pajet-Bizë. Një bazë modeste ushtarake pritet të shndërrohet në një kompleks të rëndësishëm.

Nga ana tjetër Instituti Gjeografik Ushtarak ka shpallur tenderin për rinovimin e bazës së Pashalimanit në Vlorë, investim i cili parashikohet të bëhet gjatë këtij viti. Projekti parashikon ndërtimin e Qendrës së Zhytjes, Qendrës Stërvitore dhe grupit të Bordingut, në një sipërfaqe 143 mijë metra katrorë, ndërsa vlera e investimit pritet të shkojë deri në 80 mln lekë të reja.

Një investim prej në bazën ajrore me fond limit prej 12.3 milionë lekësh të reja ka si objekt kontrate ndërtimin e Kuadrateve kryesore dhe drejtimet e ngritjes dhe uljes, rrugët lidhëse, sheshet e parkimit të helikopterëve, si dhe sistemi i ndriçimit në Bazën Ajrore Farkë, Tiranë.

Ndërsa një tjetër fond prej 5 milionë lekësh janë vënë në dispozicion për projektimin e një godine 3-katshe për akomodimin e Komandës dhe Shtabit të Forcës Tokësore në repartin 1001.

Për vitin 2024, Shqipëria pritet të shpenzojë për sektorin e mbrojtjes 33 miliardë lekë (rreth 310 milionë euro), me një rritje të konsiderueshme prej 27% përkundrejt buxhetit 2023. Rritja e shpenzimeve të mbrojtjes është e konsiderueshme duke marrë parasysh se shpenzimet e përgjithshme buxhetore pritet të rriten me vetëm 7.1%.

Gjatë këtij viti Shqipëria ka rritur ndjeshëm mbështetjen buxhetore për mbrojtjen, duke arritur objektivin 2 % të Prodhimit të Brendshëm Bruto, që përbën edhe një kusht të NATO-s. Buxheti i ministrisë së Mbrojtjes për këtë vit është rreth 48 miliardë lekë.

(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë)

B.K/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fransua: 16/04/2024 06:44

    Jemi tmerrsisht shume vone. Vete e kemi fajin qe lame Saliun te shkaterroj vendin.

    Përgjigju
  • Gjenerali i ushtris se vdekur: 07/03/2024 11:10

    ky projekt ka per te perfunduar duke rehabilituar te gjithe bunkeret e enverit.

    Përgjigju
  • Kolen: 07/03/2024 08:59

    Oreksi vjen duke ngren

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI