PESHKOPI - Një sherr banal në ambientet e një loto sporti ka shkaktuar plagosjen e dy të rinjve në qytetin e Peshkopisë. Sipas policisë, të plagosur kanë mbetur Florim Pergjegji dhe Çlirim Sallai, ndërsa autori i ngjarjes është Isuf Meta, I cili më pas është vetëdorëzuar në polici.

32-vjeçari u ka qëlluar të rinjve me armë zjarri tip kallashnikov, pas një konflikti ndërmjet tyre.

Polica sqaroi se të plagosurit janë konfliktuar fillimisht me njëri-tjetrin, ndërsa Isuf Meta 32 vjeç, është përpjekur t’i ndajë, por ka marr disa goditje të forta në trup. Kaq ka mjaftuar që 32-vjeçari të marrë armën duke qëlluar e plagosur më pas dy të rinjtë.
Të plagosurit u dërguan në spitalin e Peshkopisë dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Policia mbërriti në vendngjarje dhe nisi hetimet për të zbardhur shkaqet e ngjarjes.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)