PESHKOPI- Inspektorët e tatimeve u kërcënuan me sopatë nga një pronar lokali në Peshkopi. Punonjësit e tatimeve janë paraqitur për të kryer kontrollin në subjektin e tij privat, pasi 51 vjeçari Hasan Ademi figuronte pa asnjë dokument ligjor.
Pronari u ka kërkuar tatimorëve të tërhiqen nga kontrolli duke i kërcënuar me jetë. Efektivë të policisë kanë ndërhyrë në qetësimin e situatës.
Ndaj Hasan Ademit ka filluar procedimi penal në gjendje të lirë për kundërshtim të forcave të policisë.
Prokuroria e Dibrës ka marrë të gjitha materialet dhe po vijon procedurat për veprën penale të kundërshtimit të punonjësit që kryen detyrën shtetërore.
Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com