PESHKOPI- Një aksident me pasojë vdekjen e një gruaje është regjistruar në qytetin e Peshkopisë. Viktima është identifikuar si Vera Gunguri 53 vjeç nga Peshkopia, ndërsa policia ka ndaluar drejtuesin e mjetit, shtetasin Nazif Lusha, po nga ky qytet.
Ngjarja ndodhi në vendin e quajtur “Ura e Pazarit”, teksa një automjet tip “Benz” me targa AA 280 AJ, që drejtohej nga Lusha ka përplasur 53-vjeçaren e cila po kalonte rrugën, dhe pas goditjes ka gjetur vdekjen e menjëhershme.
Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka shoqëruar drejtuesin e mjetit për të sqaruar rrethanat e aksidentit, ndërsa dyshohet se shkak i tij është bërë shpejtësia tej normave të lejuara e mjetit tip “Benz”.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com