PESHKOPI – Merrte mbi 15 mijë lekë të reja në këmbim të një note kaluese, vihet në pranga pedagogu. Policia e Dibrës ka vënë në pranga 23 –vjeçarin Fatmir Çeka (në foto), pedagog i jashtëm në Universitetin ”Aleksandër Moisiu”, dega Peshkopi. Bëhet fjalë për 9 raste kur pedagogu iu kishte marrë studentëve të këtij universiteti shumën prej 15 mijë lekë të reja duke i premtuar një notë kaluese. Ndalimi i pedagogut është bërë rreth orës 23: 30 nga strukturat e Sektorit për Krimin Ekonomik dhe Financiar.

Ndalimi i pedagogut u bë për veprat penale ”Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe ”Mashtrim” , parashikuar nga nenet 259 dhe 143/2 të Kodit Penal .

Policia dyshon se ky pedagog të jetë implikuar edhe në raste të tjera korruptive, ndaj po hetohet për identifikimin e tyre.

Redaksia Online
(Gre.M/shqiptarja.com)