Peshkopi/ Qëlloi me thikë të riun, arrestohet 32-vjeçari

Peshkopi/ Qëlloi me thikë të riun, arrestohet 32-vjeçari

Foto Ilustruese

Peshkopi-Një 32-vjeçar banues në Peshkopi është vendosur në pranga nga policia pasi qëlloi me thikë një djalë 25-vjeçar.

Sipas njoftimit të bluve ngjarja ndodhi në ambientet e ish-fabrikës së miellit pas një konflikti të çastit.

I riu ka marrë dëmtime në kokë dhe ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

"Si rezultat i veprimeve të shpejta operacionale, u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit J.K., 32 vjeç, banues në Peshkopi.

Nga veprimet hetimore, dyshohet se 32-vjeçari, në ambientet e ish-fabrikës së miellit në qytetin e Peshkopisë,  pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, ka goditur me mjet të mprehtë dhe i ka shkaktuar dëmtime në kokë,  shtetasit S.B., 25 vjeç, banues në Peshkopi, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve", informoi sot policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Dibër, për veprime të mëtejshme.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 30 Mars, 00:06

    Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?



×

Lajmi i fundit

Skënder Minxhozi: Të gjuash me gur Evropën që të dëgjojë 'sherifi'

Skënder Minxhozi: Të gjuash me gur Evropën që të dëgjojë 'sherifi'