DIBER - Një person është gjetur i vrarë rreth orës 3 të mëngjesit në qytetin e Peshkopisë.
Policia bën me dije se viiktima është dërguar në spital nga persona të paidentifikuar të cilët më pas janë larguar.
Report Tv mëson se ai është dërguar në spital me makinën e tij nga dy të rinj. Këta të fundit janë larguar menjëherë nga spitali dhe infermierët nuk kanë arritur t’i njohin.
Sipas policisë viktima është 42- vjeçari, Alban Kaloshi i cili rezulton se është goditur me një plumb në kraharor.
Mësohet se 42-vjeçari është pronar i një biznesi lojërash fati, ndërsa njëkohësisht punonte në Kontrollin Shtetëror të Automjeteve në Peshkopi. Alban Kaloshi njihej si mbështetës i Lëvizjes Socialiste për Integrim
Mësohet se ai ka jetuar për disa vite në Anglia, ndërsa prej kohësh është kthyer në Shqipëri.
Burime bëjnë me dise se Kaloshi është proceduar më parë për moslincensim biznesi.

(Viktima Alban Kaloshi)
Njoftimi i Policisë:
Me datë 22.09.2017, rreth orës 03.30 të mëngjesit në Sallën Operative të Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër ka ardhur një telefonatë nga urgjenca e Spitalit Rajonal se ka ardhur i vrarë me armë zjarri shtetasi Alban (Gëzim) Kaloshi, 42 vjeç, banues në fshatin Blliçe ,Bashkia Dibër.
Menjëherë ka shkuar Grupi hetimor ku ka rezultuar se:
Dy persona ende të pa identifikuar nga Policia kanë çuar në urgjencën e spitalit pa shenja jete shtetasin A.K, dhe janë larguar pa u identifikuar në urgjencën e spitalit.
Nga kqyrja paraprake e bërë nga eksperti mjeko ligjor rezulton që viktima të jetë goditur me një plumb në kraharor.
Janë ende të pa qarta rrethanat e ngjarjes, kemi të bejmë me vrasje apo ngjarje aksidentale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes.
Janë shoqëruar disa persona që kanë qenë të shoqëruar me viktimën në orë te ndryshme të mbrëmjes së djeshme.
Po bëhet kqyrja e telefonit të viktimës .
Si dhe po punohet për identifikimin dhe shoqërimin e personave që kanë çuar në spital viktimën.
Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO