Peshku harabel e gaforret sulmojnë pushuesit në Darëzezë, mjekja: Qytetarët të paraqiten në kohë në spital, pickimi sjell alergji dhe paralizë të përkohshme

Peshku harabel dhe gaforret po i trembin pushuesit në plazhin e Darëzezës në Fier.  Janë gjallesa që me anë të pickimit infektojnë njeriun, dhe në mungesë të një ndihmë të shpejt, mund të shkaktojnë fatalitete.

Mjekja e Qendrës Shëndetësore verore në Darzezë, Inva Sulejmani tregon për Report Tv se këtë vit sezonal ka patur një fluks të shtimit të rasteve të pickimeve nga peshku harabel, sidomos tek fëmijët.

"Problematikat më të mëdha që kemi patur në këtë sezon veror janë rastet me fëmijët e vegjël, sidomos pickimi nga peshku që njihet në këtë zonë si peshku harabel, pickimet nga gaforret", tha mjekja.

Ajo thekson se në këto ditë të nxehta nuk duhet të mungojë vëmendja e qytetarëve për kujdesin ndaj higjienës dhe temperaturave të larta.

"Problem tjetër i madh mbete goditja nga nxehtësia, sidomos për moshat  e mëdha dhe për këtë rekomandojmë që të mos ekspozohen në diell nga ora 12:00-16:00", thekson Sulejmani.

Vija bregdetare e Darzezëz është një kthyer në një plazh gjithnjë e më të frekuentuar nga vizitorë vendas dhe të huaj, por nuk mungojnë edhe rastet e mbytjes, ku pak ditë më parë  humbi jetën një 60 vjeçar.

/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë