'Peshku i madh’ i Vlorës rrëmbeu 100 ha tokë në Zvërnec, ja shiti vajzës 21 vjeçare (Detaje të reja)

'Peshku i madh’ i Vlorës rrëmbeu 100 ha tokë në Zvërnec, ja shiti vajzës 21 vjeçare (Detaje të reja)

Pëllumb Petritaj

Zbardhen të dhëna të reja për tjetërsimin e 100 ha tokë në bregdetin e Zvërnecit në Vlorë, për të cilat u arrestua një ditë më parë biznesmeni i njohur, Pëllumb Petritaj, i konsideruar edhe si “peshku i madh i Vlorës”.

Gjykata e Vlorës ka urdhëruar dhe arrestimin e Blerina Dhramit, juriste pranë hipotekës së Vlorës. Prokurori Albert Kuliçi zbuloi se biznesmeni Pëllumb Petritaj ka falsifikuar dosjen gjyqësore të vitit 1997 ku gjyqtar ka qenë Qatip Bylykbashi, Agim Hamiti dhe Artemisa Mece. Prona e tjetërsuar ndodhet në vendin e quajtur “Gryka e Pishës” në Nartë të Vlorës. Gjatë hetimit prokuroria zbuloi se dosja e ATP me nr.674 i përket Muhamet Bedinit dhe jo Seit Shehut që ka bashkëpunuar me Petritaj. Petritaj përfaqësonte Ramiz Shehun, Merjeme Shehun, Sadiha Shehun, Lulzim Shehun, Lavdosh Shehun dhe Seit Shehun.

Pasi kanë marrë pronën prej 1 milion m2 të gjithë këta persona kanë autorizuar Petritajn t’i shesë tokën vajzës së tij Ina Petritaj.Shitja është kryer me një çmim prej 253 milion lekë, por pretendohet se lekët janë dhënë jashtë zyrës së noterit dhe pa një transaksion bankar. Kalimi në këtë mënyrë është bërë për të fshehur të kaluarën kriminale se si është përfituar kjo pronë. E gjithë prona është marrë mbi bazën e dokumentave të falsifikuara dhe duke shpërdoruar detyrën nga punonjës të administratës.

Artur Shehu sërish pas shpinës së Petritaj
Një burim i prokurorisë tha se ky është një rast tjetër i lidhur me Artur Shehun, një personazh kontrovers i viteve të tranzicionit në Vlorë, i cili jeton prej dy dekadash në Florida të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Petritaj ka shërbyer në transaksione të tjera si përfaqësues i Shehut. Të dy të akuzuarit për këtë çështje janë dënuar më herët, në 27 mars dhe 6 prill të këtij viti, për akuza të ngjashme. Dhrami ishte pjesë e një grupi personash të cilët u gjetën fajtorë më 27 mars për tjetërsimin e 220 hektarëve tokë në Karaburun, 89 hektarëve në Zvërnec dhe 33 hektarëve në Palasë.

Ajo u dënua me 6 vjet burg në Gjykatën e Shkallës së Parë në Vlorë, ndërsa çështja u apelua si nga prokuroria edhe nga mbrojtësit. Në vendimin për masë sigurie, prokuroria thotë se pas dyshimeve kishte kryer verifikimet për pronën që ndodhej në bregdetin e Nartës, në vendin e quajtur “Gryka e Pashës”. Ajo thotë se nga praktika gjeti se prona ishte regjistruar nisur nga një vendim i gjykatës së Vlorës i dhjetorit 1997 me të cilin “i janë kthyer 100 ha pyll trashëgimtarëve të Seit Shehut”. Por sipas prokurorisë vendimi ishte falsifikuar.

Ekspertimi grafik
“Nënshkrimet (firmat) poshtë rekuizitës “Gjyqtari” , që ndodhen në faqen e pasme të fletës nr.19, në faqen e pasme të fletës nr.23, në fletën nr 27, në faqen e pasme të fletës nr.29, si dhe në faqen e pasme të fletës nr 30 dokumente këto që ndodhen në dosjen gjyqësore me numër regjistri themelor 1210 data e regjistrimit 2 gusht 1997 dhe numri i vendimit 960, 29 dhjetor 1997 objekte ekspertimi nuk janë nënshkrime firma të gjyqtarit Q.B”-thuhet në vendimin e gjykatës për marrje mase sigurie.

Në të njëjtën shkresë thuhet se nga ekspertiza ishin zbuluar edhe falsifikime të tjera të bëra për qëllim tjetërsimin e kësaj prone. Sipas prokurorisë vendimi i Komisionit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave i 10 tetorit 1996, që referohej në vendimin e gjykatës, nuk ishte regjistruar “në arkivin e Agjencisë së Trajtimit të Pronave në Tiranë, provuar kjo, nga ky institucion”. Për më shumë prona që pretendohet se është në pronësi të Seit Shehut, sipas prokurorisë del nën një emër tjetër shoqëruar me vendime të tjera të lidhura me këtë person të dytë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Elidon: 30/10/2018 22:26

    Te gjitha duhet ti pagoj me burg dhe sekuestrim ca ka e ca ska bashk me ca langot qe mban nga mbrapa shikoni dhe tokat nga radhima andej ka ber kerdin ai me fallsifikime gjith beharin e kam par me krye mashtrusim e hotelit coral ne radhim hanin e pinin bashk tipa qe skan patur buke te han jan ber me lek dhe me toka

    Përgjigju
  • sapa: 12/10/2018 15:34

    Vendi i krimineleve dhe qelbesirave shqiperi nuk behet kurre.Dhe me e bukura eshte se te gjitha keto vjedhje qe jane bere jane edhe lagalizuar dhe nuk e can kush koken per kete gje.Njesoj si kurveria e vetingut ku gjygjtaret dhe prokuroret largohen si miljonere.

    Përgjigju
  • Erik: 12/10/2018 07:42

    Merrjani gjithe pasurine çfare ka e çfare s'ka ne emer te shqiptareve, burgun ta beje per vete. Te marre ne qeli edhe gjyqtaret qe ka paguar bastardi.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë