Peshku mace "bie nga qielli"
godet gruan që po kalonte në rrugë

Peshku mace "bie nga qielli"<br />godet gruan që po kalonte në rrugë
Peshku mace, i quajtur "catfish" përgjithësisht konsiderohet si një nga rreziqet më të mëdha që njihen deri tani në Filadeflia.
 
Lisa Lobree ka treguar sesi teksa ishte duke ecur në rrugë, pranë muzeut të artit në qytet ka dëgjuar një zhurmë nga pema. Menjëherë pas zhurmës drejt saj është hedhur një peshk mace rreth 2 kilogramë dhe i është përplasur në fytyrë.
 
Dëshmitarët panë një zog që doli nga pema dhe iku në fluturim. Zogu mesa duket ka dëmtuar peshkun i cili ra në fytyrën e gruas dhe i shkaktoi asaj disa gërvishtje.
 
Lobree fatmirësisht ka shpëtuar pa ndonjë lëndim të rëndë por ajo është shprehur se kjo ngjarje do të kishte qenë tragjike nëse peshku do të kishte goditur një fëmijë.
 
"Nuk ishte një eksperiencë e këndshme, por ka shumë gjëra të këqija që mund të na ndodhin. Kjo ishte eksperienca më e çuditshme që kam përjetuar", ka thënë ajo. 

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

‘Moodi im pas një tjetër procedimi penal’, Kryemadhi shfaqet duke kërcyer në pishinë: Nuk mu ndanë sa majtas djathtas

‘Moodi im pas një tjetër procedimi penal’, Kryemadhi shfaqet duke kërcyer në pishinë: Nuk mu ndanë sa majtas djathtas